Rashford: Zgjodha vend për të rizbuluar veten
- Futbollisti i ri i Aston villas, Markus Rashford, ka sqaruar transferin e tij në Aston Villa në formë huazimi nga Mançester Junajted.
- Post By Fami Bajrami
- 08:57, 4 shkurt, 2025
Birmingem, 4 shkurt 2025 (MIA) - Futbollisti i ri i Aston villas, Markus Rashford, ka sqaruar transferin e tij në Aston Villa në formë huazimi nga Mançester Junajted.
"Ata janë klub, i cili është në një pozitë të mirë në ligë dhe po kërkojnë të përparojnë. Ata janë ende në Ligën e Kampionëve, kanë trajner të mirë, ambicioz dhe talent të madh në skuadër. Më duhej të zgjidhja një vend ku ndjej se stili im i lojës do të përshtatej për të rizbuluar veten time dhe për t'u përmirësuar. Dua të shfrytëzoj sa më shumë kohën time", deklaroi Rashford për "Goal".
Rashford këtë sezon në 24 paraqitje për Mançester Junajted shënoi shtatë gola dhe tre asistime. Kontrata e tij me Junajted është deri në verën e vitit 2028.
Transfermarket e vlerëson vlerën e lojtarit në 55 milionë euro. rq/bsh/
Foto: EPA