• e martë, 19 nëntor 2024

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit: Numri i ankesave të qytetarëve për punën e prokurorive publike është në rënie

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit: Numri i ankesave të qytetarëve për punën e prokurorive publike është në rënie

Shkup, 6 prill 2024 (MIA) - Në raportin e vitit 2023, në sferën që ka të bëjë me punën e prokurorive në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë parashtruar 63 ankesa që është 24 më pak në krahasim me vitin 2022, konstatohet në Raportin vjetor për shkallën e sigurimit të respektimit, përparimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2023 të cilin e publikon Avokatit i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Në bazë të të dhënave të publikuara, numri i ankesave të qytetarëve në nivel vjetor është ulur për më shumë se 38 për qind, që përfaqëson rezultat të angazhimeve të Prokurorisë Publike për rritje të efikasitetit të procedurave dhe përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e besimit të qytetarëve në punën e prokurorive publike", njoftoi Prokuroria Publike. 

Në numrin më të madh të ankesave qytetarët kanë kërkuar ndërhyrje lidhur me procedurat para prokurorive themelore publike (51), pastaj para Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (4), procedurë para Prokurorisë Publike të RMV-së (3), para prokurorive të larta publike (2), të tjera (2) dhe një ankesë kishte të bënte për procedurë para Këshillit të Prokurorëve Publikë. Raporti i tillë, bën të ditur PP, është pritur duke pasur parasysh vëllimin e punës së lëndëve dhe faktit që pikërisht prokuroritë publike me kompetencë themelore e bëjnë kontaktin e parë të drejtpërdrejt të qytetarëve me institucionin.

"Nëse kemi parasysh vëllimin e përgjithshëm të punës së prokurorive publike të cilat veprojnë në mënyrë aktive lidhur me kallëzimet e parashtruara penale për mbi 40.000 kryerës të veprave penale gjatë vitit, 63 ankesat e parashtruara te Avokati i Popullit përfaqësojnë rreth 0,1 për qind të atij numri", informon Prokuroria Publike. 

Siç sqaron, qytetarët në rastet e cekura kanë shprehur pakënaqësi për shkak të mosveprimit pas kallëzimit penal, zvarritjes së procedurës ose për shkak të pakënaqësisë nga vendimi i marrë. Për këto arsye, Avokati i Popullit, ndër rekomandimet tjera në raport, në pjesën e Prokurorisë Publike, rekomandon që prokuroritë themelore publike t'ua dorëzojnë vendimet e prokurorisë publike palëve dhe atyre t'u jepet e drejta për t'u ankuar në prokuroritë më të larta publike, të veprojnë më shpejt dhe të ndërmarrin veprime me kohë, të respektojnë afatin prej tre muajsh nëse nuk marrin vendim të prokurorit publik për të njoftuar prokurorin më të lartë publik dhe parashtruesin, në mënyrë që të mos ketë dyshim dhe frikë se ndjekja penale do të vjetërohet.

"Prokuroria Publike i merr parasysh të gjitha këto vërejtje, i analizon në detaje dhe do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete për rritjen e mëtejshme të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies për procedurat që udhëheq. Angazhimet e tilla të Prokurorisë Publike tashmë janë një mënyrë e vendosur e punës me çka qysh në raportin për vitin 2022 Avokati i Popullit theksoi se për dallim nga vitet e kaluara, tani prokuroritë publike, veçanërisht duke veçuar Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vepron sipas kërkesave të Avokatit të Popullit, japin përgjigje substanciale dhe të plota për informacionet e kërkuara nga procedurat", njoftoi PP. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR