• e hënë, 16 dhjetor 2024

Raporti për siguri: Qindra sulme ndaj policisë dhe mediave në veri të Kosovës

Raporti për siguri: Qindra sulme ndaj policisë dhe mediave në veri të Kosovës

Prishtinë, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Instituti i Kosovës për Siguri dhe Rezistencë – PREVENT publikoi raport me titull “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc: Cilat janë hapat e ardhshëm?", njofton RTK-ja.

Në raport theksohet se më shumë se një vit pas sulmit terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, udhëheqësi i këtij grupi, Milan Radoiçiq, mbetet i padënuar dhe i mbrojtur në Serbi. Pas sulmit në Banjskë, pjesa veriore e vendit ishte cak i një sulmi tjetër terrorist në kanalin ujësjellës Ibër-Lepenc.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i Qeverisë.

"Që nga aktivitetet tona të para, jemi ballafaquar me akte terroriste ndaj pjesëtarëve të policisë dhe me barrikada e kanë penguar qarkullimin e lirë. Kemi regjistruar qindra sulme ndaj policisë, mediave e qytetarëve, të gjitha të ndërlidhura me Serbinë. Por lufta ndaj krimit të organizuar ka qenë zotimi ynë dhe Qeveria është e fokusuar me të gjitha kapacitetet në këtë drejtim”, deklaroi ai.

Raporti analizon gjendjen e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit të vitit 2023 dhe 29 nëntor të vitit 2024. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR