• e mërkurë, 10 dhjetor 2025

Raporti javor: Uji në Shkup është i sigurtë për t'u pirë

Raporti javor: Uji në Shkup është i sigurtë për t'u pirë

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurtë, rezultatet nga hulumtimi përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, njoftojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup, duke publikuar raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm në kryeqytet.

Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 01.12.2025 deri 05.12.2025 mori 190 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 190 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 46 vende matëse në Qytetin e Shkupit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR