• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raporti i ISK: Aktorët politikë janë mbjellësit më të mëdhenj të narrativave toksike

Raporti i ISK: Aktorët politikë janë mbjellësit më të mëdhenj të narrativave toksike

Shkup, 29 mars 2024 (MIA) - Me afrimin e zgjedhjeve rritet intensiteti i komunikimit të aktorëve politikë. Ata vazhdojnë të jenë burim kryesor i narrativave të dëmshme me çka shumë shpesh përdorin gjuhë të vrazhdë me ngarkesa emocionale në komunikim përmes ueb-faqeve të partive dhe profileve në Fejsbuk. Shfrytëzohen të dhëna të paverifikuara, në mënyrë të njëanshme prezantohen informacione, me çka pamundësohet që publiku të ketë pasqyrë të plotë për punën e subjekteve politike dhe nuk mund të sjellë vendim për informim, veçanërisht kur bëhet fjalë për proceset zgjedhore. 

Ky është vlerësimi nga  raporti i tretë në kuadër të hulumtit "Matja e narrativave të dëmshme politike" (SHTET-NA) të Institutit për Studime Komunikimi (ISK), në të cilin janë sublimuar të dhënat e mbikëqyrjes së praktikave të komunikimit të aktorëve politikë dhe transmetimit të tyre në media në janar dhe shkurt të vitit 2024, në të cilat janë identifikuar narrativa të dëmshme. 

"Partitë më të mëdha janë edhe mbjellësit më të mëdhenj të narrativave toksike (e para është VMRO-DPMNE, e pastaj LSDM), kështu që janë dominuese edhe në media. Krahas faktit që akuza të paargumentuara po bëhen gjithnjë e më shumë kundër kundërshtarëve politikë, ka edhe një dukuri të shpeshtë të diskursit populist dhe të narrativave të shpeshta etnocentrike. Kjo vihet re sidomos te partitë e shqiptarëve, të cilët përdorin retorikë për të glorifikuar përkatësinë kombëtare dhe këmbëngulin për personalizimin etnik të posteve të para (kryeministër dhe president i shtetit). Mbrojtja e interesave kombëtare të shqiptarëve në vend është në fokus të promovimit të ideologjive të tyre në publikimet e dëmshme të BDI-së, Lidhjes Evropiane për Ndryshim dhe Aleancës për Shqiptarët. Gjithashtu, aktorët politikë po akuzojnë gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin, të paargumentuar, për drejtimin e politikave nën 'ndikimtë huaj'", qëndron në raport.

Sipas ISK, shqetëson fakti për kritikat e shpeshta të aktorëve politikë me ndikim (edhe nga ish kryeministri dhe nga lideri i opozitës) ndaj mediave, me çka nxitet klima e mosbesimit ndaj punonjësve mediatikë dhe shkelje të lirisë së shprehjes. 

Në janar dhe shkurt ka rritje të publikimeve me narrativa të dëmshme dhe numër rekord të publikimeve me përmbajtje të dëmshme te mediat onllajn. Si edhe më parë, në numrin më të madh të rasteve, narrativat e dëmshme janë "prodhuar" nga aktorët politikë, e jo nga gazetarët. Edhe në këtë periudhë dominon praktika që në mënyrë të njëanshme dhe me kritika të transmetohen informacionet e parefikuara nga aktorët politikë, shumë shpesh në formë të kumtesave të plota të transmetuara partiake dhe fjalime të politikanëve. 

"Pozitive në këto dy muaj është se në gati të gjitha artikujt e analizuar televizivë asnjëherë nuk është vërejtur gjuhë me të cilën ofendohet një grup i caktuar, ose, arsyetohet gjuha e urrejtjes ndaj një grupi të caktuar. Gjithashtu, te disa media të caktuara ka trend të uljes së numrit të artikujve me narrativa të dëmshme në krahasim me katër muajt e kaluar nga mbikëqyrja", theksohet në raport.

Hulumtimin SHTET-NA, ISK e zbaton me hulumtues dhe ekspertë nga sfera e komunikimeve dhe mediave. Mjet i mbikëqyrjes janë 10 partitë politike dhe liderët e tyre partitë e të cilëve numërojnë të paktën dy deputetë në përbërjen parlamentare 2020 - 2024, si dhe komunikimit në Fejbuk të anëtarëve të Qeverisë së RMV-së. Te mbikëqyrja mediatike ndiqen 11 media onllajn dhe 9 stacione televizive. 

Ky hulumtim realizohet në kuadër të projektit "Përdorimi i gazetarisë i bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundërshtimin e dezinformatave në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut: Shfrytëzo fakte", i mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR