• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Raporti: "Alo Bushavko" me 307 raportime për problemet e të rinjëve lidhur me shëndetin mendorë, lëndime, marrëdhënie familjare dhe qasje

Raporti:

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Gjithsej 307 raportime për probleme të shëndetit mendor, lëndime, marrëdhënie familjare dhe qasje, në të cilën përfshihen 379 të rinjë vitin e kaluar, janë pjesë e raportit vjetorë "Alo Bushavko" të Ambasadës së Parë të Fëmijëve "Megjashi". Dhjetë nga raportimet, siç njoftojnë në prezantimin e sotëm të raportit, i referohej mendimeve për t'i marrë jetën vetes.

Në fjalimin hyrës, Klementina Dobrevska, koordinatore e SOS telefoni, shpjegoi shifrat nga raporti, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2023, pas raportimeve të marra, janë kryer 619 biseda.

Sipas grupit të të rriturve, më shumë raportime janë marrë nga fëmijët e moshës nga 13 deri 15 vjet, pastaj nga 10 deri 12 dhe në vendin e tretë për nga raportimet janë fëmijët e moshës 7 deri në 9 vjeç.

Sa i përketë përkatësisë etnike të raportuesve, 230 nga numri i përgjithshëm i raportuesve janë maqedonas, 14 romë, ndërsa 33 janë të përkatësisë etnike shqiptare.

Arsyet për të cilat paraqiten tel "Alo Bushavko", përsëri, kanë të bëjnë me shëndetin mendor, lëndimet, marrëdhëniet familjare dhe qasjet, ndërsa në raportet më të rralla ka arsye të tjera për raportim.

Për sa i përket lëndimeve, shumica e raportimeve i referohen problemeve në kategorinë e dhunës mendore/emocionale, dhunës fizike dhe neglizhencës (moskujdesjes).

Sipas raportit, vitin e kaluar është rritur numri i raporteve për mendim për vetëvrasje dhe vetëvrasje. 

Siç njoftoi sot Dragi Zmijanac, drejtor i përgjithshëm dhe themelues i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në botë “Megjashi”, vitin e kaluar, në vetëm dy muaj ka pasur dhjetë raportime për vetëvrasje nga të rinjtë.

Zmijanac apeloi deri te sistemi shkollor, përveçse arsimor, të jetë edhe i edukuar dhe i aftë të zbulojë fëmijët me probleme.

Raporti për "Alo Bushavko", telefonin për fëmijët APFB "Megjashi" për vitin 2023 jep një pasqyrë të raporteve në periudhën nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor 2023, për problemet që lidhen me të drejtën për mbrojtje nga dhuna, të drjetën e arsimimit dhe të drejtën e qasjes deri te institucionet tjera, për të cilat iu drejtuan telefonuesit dhe të drejtat e lidhura me të fëmijës që kërcënoheshin ose shkeleshin (ushtrimi i të drejtave prindërore, dhënia e kujdestarisë, ushtrimi i së drejtës për ushqim, ndryshimet në gjendjen mendore të fëmijëve gjatë periudhave të divorcit dhe komunikimi i dëmtuar me prindërit e tyre) si dhe roli i e vullnetarëve në punën e linjës për fëmijë dhe të rinj. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR