• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ramos e quajti arbitrin bastard, do të përballet me suspendim deri në shtatë ndeshje

Ramos e quajti arbitrin bastard, do të përballet me suspendim deri në shtatë ndeshje
Paris, 11 tetor 2022 (МИА) –  Serhio Ramos është duke u përballur me suspendim të gjatë për shkak të ofendimit të një arbitri. Mbrojtësi tridhjetë e gjashtëvjeçar i Pari Sen-Zhermenit, në pjesën e parë të ndeshjes në Ligën 1 të Francës me Remsin (0:0) shumë shpejtë i mori dy kartonë të verdhë, që do të thoshte automatikisht i kuq, për shkak të debateve me arbitrin Pjer Zhelust. Sipas „RMC Sport“, arbitri në raportin e tij pas ndeshjes ka thënë se Ramosi ka protestuar për shkak të vendimeve të tij, por se ai nuk e ka vërejtur ofendimin. Falë filmimeve të TV kanalit Kanal+ ishte e mundur të përcaktohet se Ramosi arbitrin e quajti "bastard". Për sjellje agresive, Ramosi përballet me suspendim prej dy deri në shtatë ndeshje. Komisioni disiplinor do të mbajë mbledhje të mërkurën në mbrëmje.

QËNDRONI TË LIDHUR