• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave për administratën, po mendojmë seriozisht edhe për pensionet

Rama: Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave për administratën, po mendojmë seriozisht edhe për pensionet

Tiranë, 29 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi se nga qershori do të hyjë në fuqi rritja e re e pagave për administratën dhe paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro.

Rama këtë e deklaroi në prezantimin e djeshëm në Tiranë të Planit për motivim të administratës publike, i cili është pjesë e objektivit strategjik kombëtar për integrimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 dhe rritjen cilësore të kapaciteteve të shtetit në shërbim të qytetarëve shqiptare.

Ai shtoi se së pari duhet të zgjidhet çështja e pensioneve më të ulëta, pasi është një numër i konsiderueshëm i pensionistëve që marrin pension nën 150 euro. Ai theksoi se kjo është një nga sfidat më të vështira me të cilat përballet Qeveria, por edhe se ekspertët ndërkombëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore rekomandojnë që vendi të kujdeset për pensionet.

Për ndryshimet për administratën, Rama shtoi se brenda pesë viteve është planifikuar ripërtrirja e bazës administrative dhe infrastrukturës me të cilën disponon vendi.

Ministrja shtetërore për administratën publike dhe antikorrupsion, Adea Pirdeni, shtoi se pakoja për motivimin e administratës përfshin, së bashku me rritjen e pagave, orar fleksibël të punës, vlerësimin e punës së punëtorëve, si dhe një sërë masash për të mbështetur kryerjen e mirë të obligimeve dhe qëndrimit ndaj tyre.

Në ngjarjen në kryeqytetin shqiptar ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së në Trianë, Silvio Gonzato. Ai deklaroi se administrata publike është kyçe për procesin e bashkimit të Shqipërisë në familjen evropiane. ls/ 

Foto: Printskrin (FB Rama)

QËNDRONI TË LIDHUR