• e hënë, 07 tetor 2024

Rama: Ish-armiqtë e betuar sot do të ulen në "Piramidën" diktatoriale në Shqipëri

Rama: Ish-armiqtë e betuar sot do të ulen në

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Para fillimit të Samitit Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka shpërndarë fotografi nga tavolina, në të cilën do të ulen liderët e BE-së dhe Ballkani Perëndimor, i njohur, tani objekti i riparuar "Piramida" simbol i diktaturës shqiptare.

Ai thotë se Shqipëria sot është si Evropë ballkanike.

"Mirëmëngjesi, edhe në tryezën e samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijëve të BE, në Piramidën diktatoriale në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të përbetuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më lartë Shqipërinë, që sot është vlefshme si Evropë e Ballkanit. Përshëndetje. Ju uroj javë të mbarë", ka shkruar Rama.

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, takimi i parë i përmasave të tilla, që për herë të parë po organizohet në vend, i cili nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

Pjesë e këtij Samiti do të jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të BE-së, si dhe liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Pjesëmarrës do të jetë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila mbrëmë arriti në Tiranë, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, kancelari  gjerman Olaf Sholc, vendi i të cilit e ka inicuar Procesin e Berlinit.

Në Tiranë janë edhe kyeministri Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  ndërsa presidenti francez Emanuel Makron e anuloi pjesëmarrjen, mirëpo më vonë pritet që të arrijë për vizitë të parë zyrtare në Tiranë, i cili ështe takimi i parë i një kryeministri francez. Paraprakisht mospjesëmarrjen e konfirmoi edhe kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni. rq/bsh/

Foto: Fb Rama

QËNDRONI TË LIDHUR