• e martë, 24 dhjetor 2024

Rama do të marrë pjesë në Samitin e liderëve evropianë me fokus Ukrainën, sigurinë dhe demokracinë

Rama do të marrë pjesë në Samitin e liderëve evropianë me fokus Ukrainën, sigurinë dhe demokracinë

Tiranë, 13 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e lideërve evropianë, që javën e ardhshme do të mbahet në Britani të Madhe, me fokus Ukrainën, sigurinë dhe demokracinë, lajmëroi Top çanell.

"Veç vendeve anëtare të BE, janë të ftuar edhe vendet jo anëtare përfshirë Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe Turqinë. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili nuk mori pjesë në samitet e mëparshme, nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen", shton televizioni duke iu referuar "Gardian"-it.

Konferenca e së enjtes është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emanuel Makron.

Është parë si një mundësi "shumë domethënëse" për kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer që jo vetëm të presë deri në 50 liderë evropianë, por të rivendosë besimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe t’i tregojë botës se vendi është kthyer në skenën ndërkombëtare pas viteve të dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga Brekzit.

EPC është krijuar për të lehtësuar forcimin e lidhjeve midis liderëve të BE-së dhe atyre jo pjesë e BE me konferenca të mëparshme të mbajtura në Spanjë, Moldavi dhe Republikën Çeke.

"Si mikpritës, Starmer do të flasë në seancën plenare hapëse, e cila do të mbahet në një nga sallat në Pallatin Blenheim, vendlindja e Winston Churchill. Ai pritet të nënvizojë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës dhe Zelenskyt, dhe për rivendosjen e marrëdhënieve të vendit pas Brekzitit me BE-në", transmeton Top çanell.

Përpara takimit, Starmer tha: "Evropa është përballë të një prej sfidave më të mëdha të kohës sonë2.

Siguria do të jetë e rreptë  me kufizimet e hapësirës ajrore mbi pallatin Oksfordshire midis 14 dhe 18 korrikut. Dronët e policisë dhe shërbimi ajror i policisë do të zbatojnë hapësirën e kufizuar ajrore. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR