• e premte, 27 shtator 2024

Raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë janë ekspozuar në Teheran

Raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë janë ekspozuar në Teheran

Teheran, 25 shtator 2024 (MIA) - Forcat iraniane në kryeqytetin Teheran e ekspozuan arrmatimin e rëndë, duke përfshirë raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë.

Një poster të liderit të Iranit, ajetollah Ali Hamnei është vendosur pranë armëve të ekspozuara në sheshin Baharistan.

Ceremonia u mbajt me rastin e 44 vjetorit të luftës me Irakun, e cila filloi në vitin 1980 dhe zgjati tetë vjet.

Më së shumti tërhoqën vëmendjen raketat balistike "Keibarshekan" me rreze veprimi prej 1.450 kilometrash dhe "Gadr-110" me rreze veprimi prej 1.800 kilometrash, si dhe lloje të ndryshme të dronëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore S-200 dhe S-300.

Qytetarë të shumtë kanë vizituar sheshin ku janë ekspozuar pajisje ushtarake dhe armatime të tjera të rënda. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR