Rafael Nadal e mori titullin Markez
- Mbreti spanjoll Felipe VI dje ia ndau titullin Markez tenistit tashmë legjendar, Rafael Nadal, si mirënjohje për kontributin e tij për kombin përmes arritjeve të mëdha sportive.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:07, 20 qershor, 2025
Madrid, 20 qershor 2025 (MIA) - Mbreti spanjoll Felipe VI dje ia ndau titullin Markez tenistit tashmë legjendar, Rafael Nadal, si mirënjohje për kontributin e tij për kombin përmes arritjeve të mëdha sportive.
Nadal prej tani do ta mbajë titullin Markezi nga Levant de Majorka - ishull ku ka lindur dhe jeton. Bëhet fjalë për titull trashëgues. Gjatë karrierës së tij të pasur, Nadal ka fituar 22 tituj "grend slem", prej të cilave 14 në turneun "Rolan Garos", për ç'shkak shumica e konsiderojnë si lojtarin më të mirë në historinë më të gjatë të vendit.
Krahas Nadalit, titullin e njejtë mbreti ua ndau edhe këngëtares Luz Kasalo dhe notueses paraolimpike Tereza Perales.
"Ata janë krenaria e Spanjës dhe pika njohëse e vlerave që duhet ta inspirojë shoqërinë tonë", kumtoi shtëpia mbretërore spanjolle.
Rafael Nadal është një prej tenistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, karriera e të cilit shënoi suksese të jashtëzakonshme. ab/
Foto: ЕPА