• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radev me koment pas takimit me Siljanovska Davkovën: Vizita nuk ishte as shtetërore, as e punës

Radev me koment pas takimit me Siljanovska Davkovën: Vizita nuk ishte as shtetërore, as e punës

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Presidenti bullgar, Rumen Radev në komentin e parë pas takimit me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova i cili shkaktoi reagime për shkak të mungesës së flamurit të Maqedonisë së Veriut në fotografinë e tyre të përbashkët të premten në Sofje, thekson se vizita e saj nuk ishte as zyrtare, as e punës.

Siç transmeton agjencia bullgare e lajmeve "Fokus", Radev porositi se me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut patën bisedë mjaft të sinqertë dhe konstruktive në atmosferë miqësore.

"Pres këtë dëshirë të shprehur për hapje ta ndërmarrë Qeveria e RMV-së, por le të jetë e qartë se kjo nuk ishte vizitë as shtetërore, as e punës. SHpresoj se në të ardhmen e afërt presidentja e RMV-së do të realizojë vizitë shtetëore, e cila me të gjitha takimet zyrtare në pajtim me protokollin do të kontribuojë edhe për zhvillim të mëtejmë të marrëdhënieve tona. Nëse e ndjekim protokollin, e radhës është unë të shkoj atje", deklaroi presidenti Radev. 

Dimitar Stojanov, këshilltar i presidentit Radev dhe ish-ministër, ndërkaq për BNT deklaroi se "vizita e presidentes së RMV-së ishte me rastin e një njgarjeje kulturore dhe nuk ishte as shtetërore as e punës. "Për atë arsye flamuri maqedonas nuk ishte vendosur në sallë sepse për vizita të këtilla nuk nevojitet respektim ttrikt i protokollit shtetëor", deklaroi Stojanov.

DNES.BG. transmeton se Stojanov ka cekur se takimi mes Radevit dhe Siljanovska - Davkovës ishte kryesisht kosntruktiv dhe me ton mjaft të mirë. Janë dakorduar vizita të tjera shtetërore të RMV-së dhe Bulglarisë, që sipas Stojanovit, është hap përpara në dialogun mes dy vendeve.

Ai tha se nuk do të doja të flas për provokim në këtë rast, në situatë kur kërkohet hap përpara në zhvillimin e marrëdhënieve. "Nuk është korrekte të përzihemi me flamuj në këtë situatë. Nëse një burrështetas i një vendi fqinj vjen të pijë kafe në Bullgari, nëse duhet të vendosim flamuj. Është e panevojshëm përkeqësimi i situatës", tha Stojanov.

Për shkak të fotografimit para flamurit bullgar të Radevit dhe Siljanovska Davkovës në takimin në Sofje, ambasadorit bullgar në vend, Zheljasko Radukov, sot do t'u dorëzohet notë proteste, sipas burimeve nga MPJ, nga drejtori i Drejtorisë përgjegjëse për rajonit, dhe jo nga minsitri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

për këtë ngjarje, sipas burimeve të MPJ-së, për këtë ngjarje nuk është reaguar drejtëpërdrejtë në takimin në Sofje, pasi, thonë, ekzistojnë protokolle për të reaguar për këtë lloj situate. Ata thonë se para takimit të krerëve të shteteve ishte vendosur qartë protokolli dhe pyetja për të cilën MPJ-ja do të kërkojë përgjigje është se pse pala bullgare ka devijuar nga protokolli i vendosur më parë. Burimet shtojnë se flamuri i Maqedonisë është ekspozuar në drekën e punës që i parapriu takimit të presidentes Siljanovska Davkova me presidentin bullgar Radev në Sofje.

Burimet e MPJ-së thonë se megjithatë është konstruktive që u mbajt një takim mes presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ata gjithashtu shtojnë se në drekën e punës nuk është hapur çështja e propozimit të shtetit për ndryshime kushtetuese me veprim të vonuar. Ata thonë se do të diskutohet pasi të zgjidhet qeveria politike në Bullgari.

Paraprakisht, sot edhe kryeministri Hristian Mickoski tha se do t'i dorëzohet notë proteste ambasadorit bullgar në vend, duke përsëritur se si shtet çdoherë jemi të gatshëm që marrëdhënieve të mira fqinjësore t'u kthehemi me të mirë, por kur shohim se janë kaluar vijat e kuqe, atëherë do të duhet të intervenojmë.

"Në të kaluarën kur po poshtërohej dhe shitej dinjiteti i Maqedonisë, atëherë ata heshtën, kthyen kurrizin dhe pajtoheshin me ata që na poshtëruan dhe na shkelën. Tani gjërat janë zgjidhur në këtë mënyrë, me diplomaci, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi më as politikë ndërkombëtare, as politikë diplomatike me shpinë të kthyer. Atëherë kur kalohet rubikoni, kur kalohet vija e kuqe, atëherë duhet reaguar. Sepse nëse nuk reagoni, ai përjashtim do të bëhet praktikë", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit me përfaqësuesit e AHK-së për Maqedoninë e Veriut, pjesë e rrjetit të Odave gjermane jashtë vendit dhe Shoqatës Ekonomike Maqedoni-Gjermani.

Mickoski theksoi, delegacioni i Maqedonisë së Veriut për mosvendosje të flamurit shtetlror nuk ka reaguar menjëherë në shenjë respekti ndaj dy pilotëve, të cilët ditën e njejtë e humbën jetën në fatkeqësi ajrore.

Nga Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova të shtunën paralajmëruan se do të kërkojnë sqarim për fotografinë para flamurit bullgar të bënë në Kabinetin e presdientit të Bulglarisë edhe pse, siç cekën nga atje, hapi dhe akti i këtillë nuk ishte i paraparë, as i dakorduar.

Takimi i Radevit dhe Siljanovska Davkovës ishte pjesë e aktiviteteve të presidentes së vendit gjatë vizitës në Sofje me rastin e pranisë në in terpretimin e operës nga Maqedonia e Veriut në Sofje, "Nabuko", si hap drejt diplomacisë kulturore, Në delegacionin e vendit ishin edhe minsitrat e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Kulturës, Zoran Ljutkov.

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR