• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Radev: Marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të lirohen nga ideologjitë e totalitarizmit

Radev: Marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të lirohen nga ideologjitë e totalitarizmit

Sofje, 15 mars 2023 (MIA) - Për të mirën e të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut është e domsodoshme që marrëdhëniet bilaterale të vendit me Bullgarinë të "lirohen nga ideologjitë e totalitarizmit, që do të ndihmonte për dialog të plotë dhe të vërtetë", deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev lidhur me deklaratën e shefit të shtetit, Stevo Pendarovski të dielën në shënimin e deportimit të hebrenjve maqedonas në kampin nazist "Treblinka" gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Ashtu do të fitojmë të gjithë. Sipas meje, interesi i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për historinë është për lëvdatë, por ajo që do të thuhet duhet të bazohet në të vërtetë historike, ndërsa politikanët tek fqinji ynë ende ua kanë borxh qytetarëve të vet të vërtetën për historinë e vet. Histori e cila me dekada është mbuluar me manipulime dhe falsifikime", tha Radev pas ceremonisë së ndarjes së "Çmimeve vjetore për biznes përgjegjës 2022" në Forumin bullgar të liderëve të biznesit.

Presidenti Pendarovski të dielën në fjalimin para Përkujtimores në Shkup të 7.144 hebrenjve të deportuar maqedonas, deklaroi se që të ketë pajtim, duhet të ketë kërkim-falje për rolin e qeverisë sëa tëhershme profashiste në Sofje për deportimin.

"Jemi të obliguar t'i parashtrojmë çështjet në vijim: athua ne, gjeneratat e sotme, kemi të drejtë të qetësojmë vetëdijen e dikujt të papastër rreth Holokaustit të hebrenjve maqedonas? A duhet të heshtim para revizionizmit historik që i rehabiliton kriminelët dhe i madhëron fajtorët? A duhet të harrojmë me nënshkrimet e kujt hebrenjtë maqeodnas u privuan sistematikisht nga të drejtat e tyre ekonomike dhe njerëzore dhe u dërguan në vdekje", pyeti Pendarovski.

Ai kërkoi kërkim-falje nga Bullgaria për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në deportimin e hebrenjve maqedonas.

"Edhe në gjuhën hebraike edhe në atë maqedonase rëndësia burimore e fjalës drejtësi, udhëzon për atë që i përgjigjet së vërtetës. Drejtësi do të thotë të njihet dhe emërohet e vërteta dhe ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet të ketë kërkim-falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në deportimin e hebrenjve maqedonase", potencoi Pendarovski. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR