• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rënie e numrit të sëmurëve nga gripi, virusi më aktiv në Resnje dhe Kavadar

Rënie e numrit të sëmurëve nga gripi, virusi më aktiv në Resnje dhe Kavadar

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Gjatë javës së shtatë të vitit 2024, nga data 12 deri më 18 shkurt, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 1.384 raste në grupe për persona që vuajnë nga sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo paraqet 26.2 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e shtatë të sezonit të kaluar është rritur me 1.7 herë, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shendetit Publik.

"Të sëmurët janë paraqitur në 30 QSHP/NjR në Kavadar - 302, Strumicë - 177, Shkup - 151, ndërsa në pjesën tjetër, numri i rasteve të raportuara është më i vogël ose i barabartë me njëqind. Në nëntë njësi raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave është regjistruar numër shumë i ulët, në sezonin e 11-të në pesë janë mesatare, në Dibër, Krushevë dhe Kratovë - i lartë dhe në Kavadar dhe Resnjë - aktivitet shumë i lartë i virusit të gripit", shkruhet në raport. 

Sa i përket shpërndarjes së moshës, 781 persona janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 341 janë fëmijë nga pesë deri në 14 vjeç, 143 janë të moshës mbi 65 vjeç dhe 119 janë fëmijë të moshës deri në katër vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç.

Në sezonin 2023 - 2024, numri i përgjithshëm i rasteve me sëmundje të ngjashme me gripin është 11.921, që krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur me 62.8 për qind dhe krahasuar me modelin nga 13 sezonet e fundit ka një rënie prej 10.0 për qind.

Në sezonin e deritanishëm të gripit janë regjistruar nëntë vdekje të asocuara me gripin.

Që nga java e shtatë, në vend janë vaksinuar gjithsej 61.702 persona me vaksinën e gripit falas ose vaksinën komerciale kundër gripit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR