Rëndë lëndohet një shkupjan 20-vjeçar, e ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është përplasur në shtyllë
- Një shkupjan 20-vjeçar u lëndua rëndë, pasi ka humbur kontroll ndaj një automjeti dhe është përplasur në shtyllë, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Besnik Shuki
- 12:54, 11 qershor, 2024
Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Një shkupjan 20-vjeçar u lëndua rëndë, pasi ka humbur kontroll ndaj një automjeti dhe është përplasur në shtyllë, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Mbrëmë rreth orës 21:30 në SPB - Shkup është denoncuar se në bulevardin 'Serbia', H.B. duke drejtuar automjet të tipit 'bmw' me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe është përplasur në shtyllë të ndriçimit rrugor", sqarojnë nga MPB.
Në fatkeqësinë, shoferi është lënduar rëndë dhe dërguar në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza".
Ekspertizë ka kryer ekip i SPB - Shkup. bsh/
Foto: MIA arkiv