• e premte, 22 nëntor 2024

Qyteti i Shkupit: Zjarri në Rasadnik është vënë nën kontroll

Qyteti i Shkupit: Zjarri në Rasadnik është vënë nën kontroll

 Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ekipet e Njësisë Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, me përpjekje mbinjerëzore veprojnë në terren në Rasadnik, ku pasditen e sotme ka shpërthyer zjarr, i cili tashmë është lokalizuar, është vënë nën kontroll dhe në një afat më të shkurtër do t[ shuhet plotësisht,  njofton pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

 Apelojnë që Komuna e Kisella Vodës ta pranojë propozimin për bashkëpunim ndërkomunal me Qytetin e Shkupit për ndërtimin e megaparkut të ri në atë lokacion, siç theksojnë, me qëllim të përpunimit të zonës së djegur dhe mbrojtjes së mjedisit. 

 "Në këtë mënyrë banorët e komunës do të fitojnë brez të ri të gjelbër në vend të zonës së lënë pas dore, që  për momentin paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve", njoftoi Qyteti i Shkupit.

 Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellovi, paraprakisht deklaroi se zjarri në Rasadnik ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe me dru arre, shkurre dhe bar dhe po përhapet në të gjitha drejtimet, por se nuk do të përhapet në objektet përreth.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR