• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Qyteti i Shkupit vazhdon me realizimin e projekteve nga programi "Për një Shkup modern"

Qyteti i Shkupit vazhdon me realizimin e projekteve nga programi

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Qyteti i Shkupit vazhdon me realizimin e projekteve nga programi "Për një Shkup modern" për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit për furnizim më të mirë me ujë. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska së bashku me ekipet e sektorit për rregullimin dhe planifikim dhe Ndërmarrjen Publike të Shkupit "Ujësjellës dhe Kanalizimi", sot kanë inspektuar fillimin e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit në fazën e dytë të rrugës Anton Popov në komunën e Gazi Babës, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

 

Nga atje bëjnë të ditur se bëhe fjalë për lëvizjen nga udhëkryqi me rrugën "1635" nga pompa e benzinës së Lluk Oill me një gjatësi të përgjithhsme prej 700 metra dhe ndërtimin e një rrjeti të ri me profil më të madh.

Me rrjetin e ri të ujësjellësit sigurohet një furnizim më i mirë me ujë për banorët e kësaj pjese të qytetit, zgjidhet problemi shumë dekadash me ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me ujë për shkak të vjetërsimit të sistemit, humbjet e ujit dhe shpenzimet për riparimet e defekteve të rrjetit të ujësjellësit. rq/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR