• e diel, 22 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit: MPB urgjentisht të hetojë shkaqet e zjarrit te Salla universale, institucionet të ngrenë procedurë adekuate për përgjegjësi

Qyteti i Shkupit: MPB urgjentisht të hetojë shkaqet e zjarrit te Salla universale, institucionet të ngrenë procedurë adekuate për përgjegjësi

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) urgjentisht të hetojë shkaqet dhe nëse konstatohet se bëhet fjalë për faktorin njeri dhe motivuar nga ndërtimi i gabuar dhe i pasigurt për të cilin ka dokumentacion adekuat, gjë që kemi alarmuar prej dy vitesh dhe për të cilën refuzuam të vazhdojmë me kontraktorin e zgjedhur nga udhëheqësia e mëparshme, institucionet të iniciojnë procedurë adekuate për përgjegjësi.

Ky është reagimi i Qytetit të Shkupit, pasi paraditen e sotme një nga kupolat e Sallës universale mori flakë, ndërsa me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll. Në rrjedhë veçmë ishin punimet për rinovimin e saj.

"Prej dy vitesh kemi folur publikisht se projekti për Sallën universale i cili i është dhuruar menaxhmentit të mëparshëm të qytetit në të cilin kanë punuar deri në zgjedhjet lokale të vitit 2021 është i gabuar dhe i pasigurt, ndërsa ndërtimi në kundërshtim me projektin dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdohet dhe të ndërtohet. Dy vite kemi qenë cak i sulmeve për atë që flasim publikisht!, reaguan nga Qyteti i Shkupit.

Në reagim theksohet se për dy vite nga Qyteti i Shkupit kanë thënë se derisa të sigurohet projekt i ri dhe revizion serioz i ndërtimit që është në kundërshtim me projektin, siç nënvizojnë ata, “nuk ka mundësi që dikush nga Qyteti të nënshkruajë për ndërtimin dhe të vazhdojë çfarëdo realizimi”.

Këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit përkujtojnë se në një seancë në korrik të vitit 2023 kanë vendosur që Ministria e Kulturës ta marrë Sallën universale dhe rikonstruimin e saj.

"Pas disa muajsh në mënyrë misterioze digjet Salla universale, në vend që të rishikohej se çka ka bërë kontraktuesi. Salla universale është e shkupjanëve dhe Maqedonisë, ndërsa dikush mundohet ta mbulojë atë që ka bërë, për çka kemi folur publikisht për dy vjet dhe jemi sulmuar për të njëjtën gjë nga qarqe të ndryshme", thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se për momentin nuk ka të dhëna për shkaqet e zjarrit.

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është denoncuar zjarr në ambient të hapur i cili është përhapur në objektin e Sallës universale në bulevardin "Arradhat partizane" në Shkup. 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR