• e diel, 22 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit: Kryetari i Këshillit vendosi të mos e pranojë nismën e Arsovskës për mbledhje urgjente

Qyteti i Shkupit: Kryetari i Këshillit vendosi të mos e pranojë nismën e Arsovskës për mbledhje urgjente

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski vendosi të mos e pranojë nismën e kryetares së Qytetit, Danella Arsovska për thirrje të mbledhjes urgjente të Këshillit me pikën e vetme të rendit të ditës - anulimin e paushalleve mujore me qëllim që ato të dhurohen për mjekim të të miturit Leonid Indov.

Sllaveski dhe grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, siç informoi Qyteti i Shkupit edhe njëherë treguan se e vetmja gjë që i intereson është paushalli ujor prej 500 eurove për mbledhje, dhe jo interesat dhe e mira e qytetarëve.

"Sllaveski dhe grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së e treguan frikën e tyre dhe mungesën e kapacitetit për sakrificë me qëllim të realizimit të së mirë së përgjithshme, duke i vendosur interesat financiare para humanizmit", thuhet në kumtesë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, iç ceket, dhuroi një prej rrogave të saj mujore për ta ndihmuar Leonidin. Plotësissht nismës së saj Qyteti i Shkupit mbajti aksion humanitar i cili po zhvillohet në të gjitha shkollat e mesme dhe ndërmarrjet publike me qëllim që sa më parë të mblidhen mjetet e nevojshme për mjekim të Leonidit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR