• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qytetarët të edukohen se si të shfrytëzohen mjetet digjitale, por edhe si ta mbrojnë privatësinë

Qytetarët të edukohen se si të shfrytëzohen mjetet digjitale, por edhe si ta mbrojnë privatësinë

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Qeveria, sektori civil dhe institucionet arsimore duhet t'i edukojnë qytetarët, veçanërisht të rinjtë se si t'i shfrytëzojnë mjetet digjitale dhe inteligjencën artificiale, por në të njëjtën kohë edhe si t'i mbrojnë të dhënat personale dhe privatësinë. Ky është një nga konluzionet kyçe në konferencën e sotme për "Mbrojtje të privatësisë në epokën digjitale: në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta", që po mbahet në organizim të Fondacionit Metamorfozis dhe Konekt, me mbështetje të BE-së. 

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu theksoi se qytetarët duhet të punojnë në profilin e tyre digjital i cili po bëhet shumë i rëndësishëm, ndonjëherë edhe më i rëndësishëm që të merret ndonjë shërbim madje edhe në institucionet shtetërore ose punë. Ai beson se për 10 vjet profili digjital do të jetë i nevojshëm për çdo qytetar dhe se ky është një nga shkaqet që të punohet në edukimin e të rinjve. Për këtë duhet të punojnë bashkë Qeveria gjegjësisht ministritë dhe institucionet publike dhe shoqëria civile. 

Proces kryesor në MSHIA, thotë Aliu, janë proceset digjitale. Informoi se në hulumtimin për atë pse qytetarët pak shfrytëzojnë shërbime digjitale në institucionet shtetërore kanë parë se ata nuk besojnë në sigurinë e infrastrukturës digjitale, se ndoshta duhet të informohen dhe të edukohen më shumë për këtë. Aliu kërkoi që organizatat civile të punojnë në informimin e të rinjve se shërbimet digjitale janë të shpejta dhe të sigurta vetëm nëse e dimë si t'i shfrytëzojmë. 

Ministri tha se tashmë është bërë draft i ligjit për mbrojtje të sistemeve informative me të cilin parashihet formimi i agjencisë për transformim digjital e cila do të ketë katër shtylla - për infrastrukturë digjitale, për zgjidhje inovative dhe sistemore në botën digjitale, për siguri kibernetike dhe sipas Aliut më e rëndësishme trajnimet. 

Maria Kanellopullu, këshilltare e parë në delegacionin e BE-së në Shkup, e potencoi rëndësinë që të punohet në mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë, diçka për çka BE-ja angazhohet shumë. 

Sekretarja e përgjithshme në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Leonora Kadriji, theksoi se është e nevojshme të sigurohet siguri për të gjithë sistemin. Ajo është sfidë, si dhe mënyrat efektive për të mbrojtur të dhënat personale. Ajo tregon nevojën e respektimit të ligjit, por edhe të ndërtimit të një kulture për mbrojtjen e të dhënave personale. Është e rëndësishme, thotë ajo, që ka interes dhe përkushtim nga të gjitha anët. AMDHP, shton, po punon për ngritjen e nivelit të ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre.

Kadriji gjithashtu theksoi se po vijon përgatitja e strategjisë së re për mbrojtje të të dhënave personale me ekspertë nga Taieksi.

Konferenca ka dy sesione kushtuar oficerëve për mbrojtje të të dhënave personale dhe të bashkëpunimit ndërsektorial në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut me fokus të privatësisë dhe të të drejtave të tjera digjitale. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR