• e premte, 05 dhjetor 2025

Qytetarët nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi  përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore

Qytetarët nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi  përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore

 Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Rreth 12 mijë qytetarë nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi  përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon publikun se qytetarët - përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale të cilët janë të liruar nga participimi në shfrytëzimin e kujdesit shëndetësor, mund t’i ushtrojnë lirisht të drejtat e tyre pa pasur nevojë ta dëshmojnë këtë me vërtetim nga qendra për punë sociale.

Tashmë janë kapërcyer barrierat e mëparshme administrative, nëpërmjet lidhjes së sistemit të kujdesit social dhe shëndetësor, gjegjësisht Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të  Rinjve në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit Shëndetësore, për gjithsej 11.943 përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale. 

Siç bëri të ditur MPSDR, në këtë grup përfshihen personat e siguruar me aftësi të kufizuara, sipas rregulloreve për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale,  përfituesit e asistencës minimale të garantuar, të cilët janë persona të paaftë për punë dhe përfitues të mbrojtjes jashtë-familjare, sipas rregulloreve të mbrojtjes sociale,  përfituesit e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër që nuk mbulohet ndryshe nga sigurimi shëndetësor,  përfituesit e sigurimit social për të moshuarit, përfituesit e së drejtës për një shtesë të posaçme.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve vazhdon të avokojë në vazhdimësi për avancimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa përjashtim, me theks të veçantë për personat e kategorive të cenueshme.       

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR