• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qytetarët në protestë të qetë kërkojnë që përmbaruesit t'i respektojnë ndryshimet ligjore me të cilat lëndët vjetërsohen

Qytetarët në protestë të qetë kërkojnë që përmbaruesit t'i respektojnë ndryshimet ligjore me të cilat lëndët vjetërsohen

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Më shumë qytetarë kanë parashtruar kërkesa me shkrim deri ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga për zbatimin e ndrysnhimeve të Ligjit për marrëdhënie detyrimore, që kanë të bëjnë me vjetërsimin e borxheve.

Sipas tyre, nuk zbatohen ndryshimet në Ligjin për marrëdhëënie detyrimore nga ana e përmbaruesve, që kanë të bëjnë me vjetërsimin e borxheve edhe krahas asaj se janë votuar nga Kuvendi dhe janë publikuar në gazetën zyrtare para më shumë se shtatë muajve, si dhe se edhe krahas konfirmimit për kushtetueshmërinë e ligjit nga Gjykata kushtetuese në janar të vitit 2024 dhe vendimit të Komisionit ligjvënës juridik në Kuved, se nuk nevojitet intepretim autentik të ligjit.

"Stop përmbaruesve", "Pse e keni miratuar ligjin, pse e gënjeni popullin", "Mos luani ping-pong me popullin", "Nuk do të votojmë nëse nuk zbatohet ligji", ishin pjesë e parullave, me të cilat qytetarët e përkrahur nga shoqatat, "Njeriu mbi profitin", "No pasaran",  KOSM dhe PCER sot para Ministrisë së Drejtësisë kanë mbajtur protestë të qetë për Ligjin për marrëdhënie detyrimore para se të fillojnë me parashtrimin e kërkesave.

"Gjykata kushtetuse qëndron në anën tonë. Avokati i popullit qëndron në anën tonë. Vetëm ju, pushteti ekzekutiv, nuk jeni në anën tonë", deklaroi Ana Gligorova nga shoqata "Njeriu mbi profitin".

Ata kërkojnë afat prej tetë ditëve që të procesuohen dhe t'u urdhërohet përmbaruesve që lëndët të fillojnë të vjetërsohen.

"Ligji është decid, 10 vite nga urdhër ekzekutivi gjithkund në botë vjetërsohet", tha ajo.

Samka Ibraimovski, politikan me prejardhje rome dhe kryetar i partisë politike PCER, kërkoi që ministri i Drejtësisë ta plotësojë premtimin që u kanë dhënë, se do të veprojë sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese.

"Na premtuat se nëse Gjykata kushtetuese e hedh posht iniciativën, do të plotësohen kërkesat tona dhe do të veproni", tha ai dhe shtoi e ka 220 mijë llogari të bllokuara. 

Nenov Marjan nga "No Pasaran", kërkoi të bllokohet Ministria e Drejtësisë, pasi, siç tha, "Nuk na duhet". bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR