• e shtunë, 14 shkurt 2026

Qyra: Komuna e Strugës po merr të gjitha masat për të zbardhur shkaqet e turbullimit të ujit në burimin "Shum"

Qyra: Komuna e Strugës po merr të gjitha masat për të zbardhur shkaqet e turbullimit të ujit në burimin

Strugë, 13 shkurt 2026 (MIA) - Komuna e Strugës po merr të gjitha masat për të zbuluar shkaqet e turbullimit të ujit në burimin "Shum", nga i cili furnizohet qyteti dhe fshatrat përreth me ujë të pijshëm, deklaroi pasdite kryetari i komunës, Mendi Qyra.

Ai theksoi se çështja është raportuar te të gjitha organet kompetente dhe se po punohet në terren për zbardhjen e rrethanave. 

"Besojmë se brenda disa ditësh uji do të jetë i pastër dhe i përdorueshëm për pije dhe përdorim të përgjithshëm. Supozohet se turbullimi mund të ketë ardhur si pasojë e tërmetit ose nga personat që punonin që nga viti 2020 duke gërmuar, por nuk mund ta konfirmoj me siguri se ky është shkaku", deklaroi Qyra. 

Kryetari i komunës informoi se, gjithashtu, një institucion privat nga Shkupi, nga e hëna do të përcaktojë se nga ka ndodhur ky fenomen.

Ai u premtoi qytetarëve se do të përgjigjen të gjithë të përfshirët për një gjendje të tillë, e cila, sipas tij është rezultat i menaxhimit të pakujdesshëm të ndërmarrjes publike "Ujësjellës dhe Kanalizime".

Uji nga ujësjellësi i Strugës nga e diela është i ndaluar për çfarëdo lloj përdorimi për shkak të turbullirave të mëdha në burimin "Shum" dhe nëpër të gjitha vendet matëse në qytet. Prokuroria themelore publike Strugë formoi lëndë në mënyrë që të hetohen shkaqet dhe veprat eventuale të kryera penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës pas ndotjes enorme të ujit të pijshëm dhe për për nevojat themelore për jetë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR