• e hënë, 23 dhjetor 2024

Quçuk me urim për 8 Shtatorin: Dita e pavarësisë shërben si përkujtues se përparimi juaj si komb është një udhëtim i vazhdueshëm

Quçuk me urim për 8 Shtatorin: Dita e pavarësisë shërben si përkujtues se përparimi juaj si komb është një udhëtim i vazhdueshëm

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Rruga e Maqedonisë së Veriut ndaj pavarësisë nuk ishte vetëm luftë për autonomi politike,  ishte një dëshmi për forcën e përhershme të unitetit, thotë eurodeputeti i DPS-së/ "Rindërtoje Evropën" Ilhan Çuquk, i cili është raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, në video-fjalim me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së pavarësisë të Maqedonisë së Veriut.

"Dëshmuat se forca juaj qëndron në aftësinë tuaj për t'u bashkuar, t'i tejkaloni dallimet për të ndërtuar një vend të bashkuar. Dita e pavarësisë shërben si përkujtues se përparimi juaj si komb është udhëtimi i vazhdueshëm. Arritët shumë, por ka ende punë. Ndërtoni shoqëri e cila përparon në diversitet, e pranon gjithëpërfshirjen dhe i mbështet parimet e drejtësisë dhe barazisë për të gjithë", thotë Çuquk.

Sipas fjalëve të tij, fakti se baza e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut është vendosja e marrëdhënieve të mira me aleatët të cilët e kanë ruajtur paqen, siç janë BE-ja dhe NATO-ja, e dëshmon përkushtimin e vendit për bashkëpunim ndërkombëtar.

Quçuk e inkurajon popullin e Maqedonisë të krenohet me arritjet e tij dhe përkujtoi se përkushtimi në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët në BE,  ku ëndrrat e gjeneratave të ardhshme do të mund të lulëzojnë pa kufizime, është baza e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. sa/

Foto: MIA printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR