• e hënë, 23 dhjetor 2024

QSHP sot do të vendosë lidhur me zbatimin e testit të maturës shtetërore

QSHP sot do të vendosë lidhur me zbatimin e testit të maturës shtetërore

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Qendra shtetërore e provimeve (QSHP) sot në kolegium profesional do të vendosë për mënyrën e vendosjes së vlerësuesve lidhur me përshkrimin që ndodhi të shtunën, gjatë provimit në gjuhë amtare - - i pari nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore, deklaroi për MIA-n drejtoresha e QSHP-së, Biljana Mihajllovska.

Vendimi do të bëhej i ditur gjatë ditës sepse, siç tha ajo, fillimisht kanë kolegjium profesional dhe fillimisht do ta sjellin vendimin, ndërsa nesër do të kenë takim edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Siç informoi Mihajllovska, në grupin në Viber, që ka ekzistuar edhe para mbajtjes së provimit, ishte kryer test menjëherë kur ka filluar provimi në gjuhën amtare dhe letërsi, ndërsa linkun e QSHP-së ia dërguan nxënës dhe prindër.

"Pasi që filloi provimi, morëm link se është ndarë testi në grupin në Viber. Do të thotë, pasi që nxënësit janë ulur në vend dhe i kanë marrë testet për ta filluar provimin, dikush prej nxënësve e ka fotografuar testin e zbrazë dhe e ka vendosur në grupin e Viberit me qëllim që dikush ta ndihmojë për t'iu përgjigjur pyetjeve. Më pas disa nxënës kanë ndarë mes veti mendimet për përgjigjen e saktë të mundshme", tha Mihajllovska.

Drejtoresha e QSHP-së në deklaratë për MIA-n thotë se edhe pse përmendet numri prej shtatë mijë të prëfshirëve në grup, ai nuk është numri atyre që e kanë aprë apo përdorur linkun sepse gjatë provimit nxënësit nuk i kanë pasur telefonat pranë vetes. Shtatë mijë kanë qen[ anëtarë të grupit në Viber, që ishte formuar gjatë kohë paraprakisht.

Nuk dihet se kush e ka fotografuar testin dhe kush e ka ndarë në grup sepse, tha ajo, nuk do të thotë se në grupin në Viber nxënësit i përdorin emrat e tyre, ndërsa QSHP, tha Mihajllovska, nuk ka kompetenca për të hulumtuar.

Maturantët të shtunën e mbajtën provimin e detyrueshëm ekstern, për të cilin ishin paraqitur 10 088 kandidatë për gjuhë dhe letërsi maqedone, 4189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke.

Në mëynrë që të mundësohet kontroll më i mirë gjatë provimit dhe të pamundësohet përshkrimi apo ndarja masive e përgjigjeve, siç ndodhi vitin e kalaur në grupin në aplikacionin Viber në provimin e Gjuhës angleze, këtë vit shkollor maturantët, në vend se në klasa, për herë të parë u vendosën në hapësira më të mëdha në shkollë - holle, salla sportive shkollore apo ndonjë hapësirë më e madhe shkollore në të cilën ka kushte për mbajtje të provimit, me ç'rast ishin angazhuar disa testatorë.

Të shtunën e ardhshme, 8 qershor, do të mbahet provimi i dytë (zgjehdor) ekstern. Rezultatet preliminare nga dy provimet eksterne do të publikohen më së voni deri më 8 korrik, përkatësisht 30 ditë pas mbajtjes së provimit të fundit ekstern. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR