• e hënë, 08 korrik 2024

QMK: Zjarri që lëvizte drejt fshatit Koshino është vënë nën kontroll me Er Traktorët e DMSH

QMK: Zjarri që lëvizte drejt fshatit Koshino është vënë nën kontroll me Er Traktorët e DMSH

Shkup, 14 gusht 2023 (MIA) - Zjarri që lëvizte drejt fshatit Koshino, Komuna Dollneni, me aksion kryesisht preciz dhe të koordinuar të Er Traktorëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim është vënë nën kontroll, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza.

Nga atje njoftojnë se ende digjen ende dy vatra me shkurre, ndërsa në terren ende janë aktiv zjarrfikësit e NJTZ Prilep. 

"Herët në mëngjes, me agimin e parë, do të vazhdojmë shuarjen e zjarrit, i cili presim të shuhet gjatë natës. Dy helikopterë të policisë do të jenë gati të ngrihen në orën 5:00 nëse gjykojmë se ka nevojë për angazhimin e tyre", thonë nga QMK. mb/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR