QMK: Zjarri në deponinë e qytetit në Demir Hisar është ende aktiv, por nën kontroll
- Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej gjashtë zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave zjarri në deponinë e qytetit në Demir Hisar është ende aktiv, por nën kontroll, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Siç njoftojnë nga NPK Demir Hisar, për shuarjen e zjarrit që nga ora 13:00 kanë ndërhyrë pesë zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse.
- Post By Sara Ademi
- 10:14, 23 prill, 2025

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej gjashtë zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave zjarri në deponinë e qytetit në Demir Hisar është ende aktiv, por nën kontroll, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Siç njoftojnë nga NPK Demir Hisar, për shuarjen e zjarrit që nga ora 13:00 kanë ndërhyrë pesë zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse.
"Në shuarje po marrin pjesë pesë punëtorë dhe një makinë ndërtimore nga Ndërmarrja Publike Demir Hisar, ndërsa nga një subjekt privat është kërkuar ndihmë shtesë me një makinë tjetër ndërtimore. Zjarri përfshiu djegien e gomave të makinave dhe shfaqjen e tymit të zi të dendur. Zjarri aktualisht është nën kontroll, nuk ka zgjerim në pjesën tjetër të deponisë, por për shkak të shfaqjes së erës, shuarja e zjarrit është e vështirë. Zjarri është ende aktiv dhe shuarja e tij do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme", njofton QMK.
Qendra informon se në 24 orët e fundit në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar gjithsej 2317 thirrje, prej të cilave 62.02 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa pjesa tjetër për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Nga thirrjet aktuale, 54,58 për qind janë drejtuar në Polici, 40,08 për qind në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë dhe 3,63 për qind ndaj Zjarrfikësve.
QMK njofton se për sot është paralajmëruar prishja e gurores së Govërlevës në komunën e Sopishtës, në pronësi të Fabrikës së Çimentos USJE. Shpërthimi do të bëhet nga kompania MAK-DRIL nga Kavadari nga ora 10 deri në 15. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s