QMK: Zjarre në hyrje të disa fshatrave në Veles, Prilep dhe Tetovë
- Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se sot pasdite ka pasur zjarre në hyrje të fshatit Bisricë të Velesit, në hyrje të fshatrave Bonçe dhe Dren të Prilepit, si dhe mbi fshatin Bogovinë të Tetovës. Fushat dhe kashta po digjen, si dhe në fshatrat Bonçe dhe Dren ka zjarr pyjor.
- Post By Sara Ademi
- 15:49, 26 shkurt, 2023
Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se sot pasdite ka pasur zjarre në hyrje të fshatit Bisricë të Velesit, në hyrje të fshatrave Bonçe dhe Dren të Prilepit, si dhe mbi fshatin Bogovinë të Tetovës. Fushat dhe kashta po digjen, si dhe në fshatrat Bonçe dhe Dren ka zjarr pyjor.
QRMK Veles raporton për një zjarr në hyrje të fshatit Bisricë, vendi i quajtur Bistriçki osoj. Nga ana e QRMK-së të Velesit janë njoftuar njësitë e zjarrfikësve Veles dhe Ekonomizimi Pyjor Babuna Veles. Kryesisht digjen ara, kashtë dhe livadhe. Një ekip i Ekonomizimit me pyjet Babuna Veles është në terren dhe po e kontrollon zjarrin.
QRMK – Manastir njofton se janë dy zjarre aktive. Nga ora 08:42 ka rënë zjarr në pyll në fshatin Bonçe, komuna e Prilepit. Intervenojnë tre zjarrfikëse dhe një makinë zjarrfikëse.
Nga ora 09:35 ka rënë zjarr në pyll në fshatin Dren, afër manastirit “Shën Ilija”, komuna e Prilepit. Intervenojnë tre zjarrfikës dhe një makinë zjarrfikëse.
Për dy zjarret është njoftuar NP “Lipa” dhe situata është duke u monitoruar.
QRMK - Tetovë, raporton për zjarr mbi fshatin Bogovinë (Komuna e Bogovinës). Për zjarrin janë njoftuar zjarrfikësit në Tetovë, Parku Kombëtar Mali Sharr, DMSH Tetovë dhe kryetari i Komunës së Bogovinës. Ekipet e zjarrfikësve nga Tetova dhe Parkut Kombëtar janë në terren. Dhe këtu, siç tregohet, situata po monitorohet.
Siç thuhet në kumtesën, QRMK – Shkup njofton se zjarri në pyll që ishte aktiv nga dje në vendin e quajtur Salieva Livada ndërmjet Dërzhilovës dhe Elovës është lokalizuar në orët e hershme të mëngjesit.
Zjarri që ishte aktiv gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Dobridol është shuar vetë gjatë natës. Zjarri në Mitrovi Kërsti është lokalizuar nga punëtorët e Shar-Gostivarit. sa/