• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Zjarre aktive në Zhelinë, Saraj, Vasilevë, Makedonski Brod, Prilep dhe Veles

QMK: Zjarre aktive në Zhelinë, Saraj, Vasilevë, Makedonski Brod, Prilep dhe Veles

 Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit janë shuar gjithsej 30 zjarre, gjashtë janë aktive, ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Morëm informacion për një zjarr të ri në komunën e Zhelinës, i cili po lëviz drejt Erebinës në Tetovë. Urgjentisht ëhtë dërguar një ekip nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit dhe ekipe të NJTZ të Tetovës ku tashmë po veprojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa së shpejti do të mbërrijnë dy automjete nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një hermelinë.

 Nadica Vëçkova nga Shtabi Kryesor për Menaxhim të Krizave sot deklaroi se zjarri në fshatin Niviçinë, Komuna e Vasilevës, ku po digjet një pyll i ulët, është ende aktiv.  Zjarr aktiv ka në fshatin Greshnicë, Komuna e Makedonski Brod, i cili ka prekur pyje të përziera dhe vegjetacion të ulët. Në komunën e Prilepit, zjarri midis fshatrave Careviq dhe Smolan është aktiv, ku po digjet pyje të përziera dhe vegjetacion të ulët.

"Morëm informacion se në komunën e Sarajit ka një zjarr afër rrethrrotullimit, ku po digjet bar i thatë. Për shkak të erës së fortë, zjarri në Veles midis fshatrave Xhidimirc - Krushje - Ivankovc është riaktivizuar me degë në disa drejtime", tha Vëçkova. 

Nën kontroll janë vënë zjarret në fshatin Nikoliq në Komunën e Dojranit, zjarret në Komunën e Demir Hisarit, në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Krapë, ku ka, siç tha, djegie të brendshme minimale.

 Ajo informoi se gjatë ditës së sotme, përveç NJTZ dhe ekipeve të NP "Pyjet Kombëtare", në shuarjen e zjarrit afër fshtrave Careviq dhje Smoln në Komunën e Prilepit janë angazhuar edhe  dy er-traktorë të DMSH për ndërhyrje ajrore, ndërsa afër fshatit Niviçinë në Komunën e Vaselevës ndërhyjnë dy helikopterë, një i MPB-së, ndërsa një i Armatës. Për mbështetje në terren u angazhuan edhe dy automjete të specializuara të DMSH dhe 15 pjesëtarë të forcave speciale policore.

 Ekipet speciale të DMSH do të përfshihen sipas vlerësimit të gjendjes në terren.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR