• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Zjarre aktive në Jasen, Sfillare, Radushë dhe katër vende të tjera

QMK: Zjarre aktive në Jasen, Sfillare, Radushë dhe katër vende të tjera

Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) – Gjithsej 20 zjarre në vende të hapura janë evidentuar sot deri në orën 19 në territorin e shtetit. Prej tyre, shtatë janë aktivë, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa njëmbëdhjetë janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. 

Zjarre aktive janë regjistruar në Makedonski Brod, ku po digjet pyll i përzier në zonën e shumëqëllimshme “Jasen”, në Saraj, në fshatrat Sfillare dhe Radushë drejt fshatit Dvorc, me zjarre në vegjetacion të ulët dhe pyll të përzier, Vrapçishtë ndërmjet fshatrave Senokoc dhe Gorjane, ku bëhet fjalë për zjarr pyjor, Makedonski Brod, në fshatin Krapë, me vegjetacion të ulët dhe pyll me drurë të ulët, Dollnen në afërsi të thertores, ku po digjet vegjetacion i ulët dhe kashtë dhe Prilep, në fshatin Konjari Madh me zjarr në vegjetacion të ulët dhe kashtë.

Në kontroll janë zjarret në Kriva Pallankë, në fshatin Nerav, vendi “Biljino”, ku u dogj vegjetacion i ulët dhe pyll dhe në Kërçovë, në fshatin Çellopek, ku u dogj pyll me drurë të ulët. 

Janë shuar zjarret në Çeshinovë-Obleshevë (fshati Çeshinovë, Kërçovë (Çellopek– Miokazë), Kumanovë (“Lagjja e trimave”, në afërsi të sallonit “DULI” dhe fshatin Orizarë), Jegunovc ( fshati Prelubishtë , Jançishtë te kisha dhe  Kopancë), Radovish (fshati Përnalijë), Dollnen (fshati Sekirci), Krivogashtan (Obrshani) dhe Bërvenicë (nga fshati Tenovë drejt vendit “Shën Nedella”). fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR