• e shtunë, 21 dhjetor 2024

QMK: Vazhdon hetimi pas personit të zhdukur nga fshati Tenovë, komuna e Bërvenicës

QMK: Vazhdon hetimi pas personit të zhdukur nga fshati Tenovë, komuna e Bërvenicës

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Qendra  Rajonale për Menaxhim me Krizat në Tetovë edhe sot zbaton aktivitete për hetim pas personit të zhdukur nga fshati Tenovë, komuna e Bërvenicës, i cili u raportua i zhdukur të dielën.

Siç informuan, në terren ishin dy të punësuar nga QRMK Tetovë, pesë persona nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, tre policë nga SP Zherovjane, tre persona nga komuna e Bërvenicës, si dhe kryetari i komunës dhe një person zhytës nga NJTZ Tetovë.

"Është angazhuar një ekskavator privat për pastrimin e pemëve që kishin rënë në shtratin e lumit Vardar. Drurët e rënë janë larguar nga lumi në afërsi të fshatit Tenovë, ndërsa është intervenuar edhe te diga në fshatin Radiovcë, ku është derdhja e ujit, e cila është bllokuar nga rrëshqitjet e drurëve të rënë. Dy zhytës të DMSH-së kanë kontrolluar me detaje në lumë në vendin ku kanë rënë pemët. Sipas të dhënave dhe informacioneve të deritanishme, personi i zhdukur nuk është gjetur deri në orën 16:00 të ditës së sotme", njoftuan nga QMK.

Informojnë se hetimi duhet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me ç'rast në terren, përveç njerëzve të deritanishëm të angazhuar, duhet të dalin edhe rreth 50 policë. sa/

foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR