• e hënë, 30 shtator 2024

QMK: Shuhet zjarri mbi fshatin Melnicë të Velesit

QMK: Shuhet zjarri mbi fshatin Melnicë të Velesit

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) ka njoftuar sot se zjarri mbi fshatin Melnicë të Velesit është shuar. Tym ka vetëm nga një pjesë e vogël e trungjeve të djegura, por për shkak të reshjeve të shiut pritet të shuhen plotësisht.

"QMK rajonale Veles njoftoi se në ora 10:10 nga NP “Pyjet kombëtare” – Filiali “Babuna” nga Velesi kanë raportuar për zjarrin mbi fshatin Melnicë, afër fshatit “Livagje”, i cili digjet që nga ora 15:40 dje, se po nxjerrin tym ende një pjesë e vogël e trungjeve të djegura. Mirëpo për shkak të reshjeve të shiut që aktualisht po bien, ato do të shuhen plotësisht", thuhet në kumtesën e QMK-së 

Nga NP “Pyjet Kombëtare” – filial Babuna – Veles dje kanë njoftuar se zjarri është në një terren të pakalueshëm. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR