• e premte, 22 nëntor 2024

QMK: Shiu ka shuar zjarrin rreth fshatit Cer të Kërçovës

QMK: Shiu ka shuar zjarrin rreth fshatit Cer të Kërçovës

Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Shiu ka shuar zjarrin rreth fshatit Cer të Kërçovës, informojnë   pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

 Paraprakisht sot, drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, bëri të ditur se falë reshjeve të shiut, zjarri në Galicicë është shuar plotësisht dhe se ekzston shqetësim te popullata e fshatit Cer dhe fshatrave të tjera përreth, për shkak se zjarri që shpërndahet në ai drejtim ishte i madh. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje përpjekjet për shuarjen e tij.

 "Atje sot veprojmë me 30 ushtarë profesionistë, shtatë pjesëtarë të Njësitit Zjarrfikës lokal, tetë të punësuar në "Pyjeve Kombëtare" dhe së paku tridhjetë vullnetarë", sqaroi Angellovi në video deklaratë.

 Gjatë muajit gusht, në përfundim me ditën e djeshme, në territorin e shtetit ka pasur  gjithsej 667 vatra në ambient ​​të hapur. Në mesin e tyre rreth 98 zjarre pyjore, shumica e të cilave u përhapën dhe, siç theksoi Angelov, ishin të vështira për t'u shuar.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR