QMK: Një person me djegie gjatë zjarrit, 1 763 thirrje në 112 për 24 orë
- Zjarrfikësit nga Berova mbrëmë nga ora 22:55 deri në 00:30 me dy automjete dhe katër zjarrfikës kanë intervenuar në një shtëpi të djegur në qytet. Nga zjarri një person ka pësuar lëndime – djegie, i cili është dërguar në Qendrën Shëndetësore Berovë, kumtuan sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Zjarrfikësit nga Berova mbrëmë nga ora 22:55 deri në 00:30 me dy automjete dhe katër zjarrfikës kanë intervenuar në një shtëpi të djegur në qytet. Nga zjarri një person ka pësuar lëndime – djegie, i cili është dërguar në Qendrën Shëndetësore Berovë, kumtuan sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
"Të dëgjohen rekomandimet e zjarrfikësve, të mos digjen mbeturinat jashtë, sepse kjo ul cilësinë e ajrit të ambientit. Njëkohësisht apelojmë për kujdes gjatë shëtitjeve në natyrë në vendet më të larta dhe malet në vendin tonë, sepse në kushte të tilla dimërore, me borë dhe akull, është e rrëshqitshme sidomos në vendet nën hije", shtohet në kumtesën.
Për 24 orë janë bërë gjithsej 1763 thirrje në numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave 40.22 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 59.78 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk kanë qenë urgjente. Në polici janë bërë 62.59 për qind e thirrjeve reale, 32.01 për qind në Nidhmën urgjente mjekësore, 2.52 për qind te zjarrfikësit, ndërsa në LAMM 0.36 për qind e thirrjeve reale. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s