• e diel, 22 dhjetor 2024

QMK: Nga zjarri është shpëtuar Dipjani i Kërçovës, vazhdojmë drejt Galiçicës

QMK: Nga zjarri është shpëtuar Dipjani i Kërçovës, vazhdojmë drejt Galiçicës

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA)  - Nga zjarri është shpëtuar fshati Dipjan i Kërçovës, falë pilotëve të guximshëm të helikopterit të policisë. Zjarri ishte pesëdhjetë metra larg shtëpive, informon sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov. Shtoi se bëhet fjalë për fshat të braktisur me shtëpi të rinovuara, në momentin e zjarrit nuk kishte njerëz, ndërsa në teren pritet të vijnë përfaqësues të "Pyjeve kombëtare". 

"Vendosëm që në vend të Galiçicës, helikopteri i policisë 'Mi 171' në të cilin isha edhe unë, ta ndryshojë prioritetin për shkak të rrezikut ndaj vendbanimit dhe në vend që të vazhdojë me fluturim drejt Galiçicës, zbriti disa kilometra më larg, në afërsi të liqenit Osllomej. Ai lidhi vela, u ngrit, zbriti mbi liqen, mbushi me ujë vela 2,5 tonëshe, me një fluturim të ulët arriti në flakët mbi fshat për pak minuta dhe me një goditje të saktë ndaloi degën më të afërt të zjarrit që kërcënonte shtëpitë e para", deklaroi Angellov.

Informoi se nga aeroporti i Ohrit helikopteri po mbush karburant, ndërsa menjëherë pastaj do të fluturojë drejt Galiçicës, ku, siç tha, pilotët e sakrifikuar të policisë Stefçe Tashovski dhe Darko Ajtovski me mbështetje të ekipit ajror tjetër të guximshëm dhe të sakrifikuar do të vazhdojnë të veprojnë. 

Sipas tij, nga zjarri kohë pas kohe dëgjohen të shtëna ose detonime eksploziv të pashpërthyer nga minat nga luftërat të cilat janë zhvilluar në këtë hapësirë. fc/

Fotografia: Printskrin

Video: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR