QMK: Nga e shtuna reshje shiu dhe bore, nga e hëna ftohje dhe borë edhe në zonat më të ulëta
- Qendra për menaxhim me kriza i informon qytetarët se nga e shtuna pasdite në vend do të ketë reshje shiu, ndërsa në malet më të larta edhe reshje bore. Të hënën do të ketë ftohje të theksuar dhe reshjet do të kalojnë në borë.
Shkup, 4 janar 2023 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza i informon qytetarët se nga e shtuna pasdite në vend do të ketë reshje shiu, ndërsa në malet më të larta edhe reshje bore. Të hënën do të ketë ftohje të theksuar dhe reshjet do të kalojnë në borë.
"Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga e shtuna deri në fund të ditës do të ketë reshje shiu, vetëm në malet më të larta bore. Reshjet do të jenë më të shumta gjatë natës të së dielës (mbi 20 l/m2). Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga juglindja, ndërsa nga e hëna nga veriu, e cila do të shkaktojë ftohje të theksuar dhe reshjet edhe në zonat më të larta do të kalojnë në bor", theksojnë nga QMK-ja.
Nga e marta 9 janar do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe ditës.
Во Скопје денес и утре ќе се задржи магливо време со пониска дневна температура.
Ditën e shtunë do të fryjë erë mesatare deri e fortë juglindore, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë reshje shiu. Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa të hënën për shkak të zbritjes së masës ajrore të ftohtë do të fryjë erë e fortë veriore dhe në pjesët më të larta të luginës do të ketë kushte për borë të herëpashershme. ls/