• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Nëntë zjarre aktive në territorin e vendit

QMK: Nëntë zjarre aktive në territorin e vendit

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Në territorin e vendit sot deri në orën 15:50 janë regjistruar 14 zjarre në ambient të hapur, nga ku nëntë janë aktive, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

"Aktive janë zjarret në komunën e Prilepit në rrugën “Borka Stevanoski” ku digjet bimësi e ulët, në fshatin Kanatllarci në Prilep ku digjet bimësi e ulët, në komunën e Gazi Babës, në fshatin Straçincë dhe fshatin Bërnjarc ku digjet sipërfaqe pyjore, bar dhe shkurre, në komunën e Sveti Nikollës, Krivçeva Reka digjet bimësi e ulët, në komunën e Dojranit afër hotelit "Dan Dar" digjet bimësi e ulët, në komunën e Manastirit, në Bal Banja afër Rashtanecit ku digjet sipërfaqe e ulët, bar dhe shkurre, në komunën e Haraçinës, fshati Orllancë mbi xhaminë po digjet sipërfaqe pyjore, në komunën Demir Hisar, fshati Sopotnicë ku digjet bar i thatë, në komunën e Velesit, fshati Otovicë ku digjet bimësi e ulët, njofton QMK-ja.

Nga aty theksojnë se janë shuar pesë zjarre, përkatësisht në fshatin Dragoevë të komunës së Shtipit, në komunën e Kumanovës afër vendit të quajtur “Pavleshevska çeshma”, në komunën e Karbincit, në komunën e Ohrit, fshatin Novosellë, ndërsa ka zjarr edhe në një deponi në fshatin Bukovë të Ohrit.

QKM-ja njofton se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar dy helikopterë të MPB-së edhe atë për zjarrin e madh në Sveti Nikollë, ndërsa një poashtu është duke e shuar zjarrin në fshatin Nikoliq, komunë e Dojranit.

"Aeroplani i DMSH-së ka shuar poashtu në Demir Hisar i cili për momentin është dërguar për shkak të përhapjes së zjarrit në Dojran, në mbështetje të helikopterit të MPB-së dhe forcave në terren", shtohet në kumtesën e QMK-së.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR