QMK: Në numrin 112 për raste urgjente - 1.772 thirrje, drejt Policisë dyfish më shumë se në Ndihmën e shpejtë mjekësore
- Në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), në 24 orët e fundit janë pranuar gjithsej 1.772 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave 42,16 për qind ishin për nevojat e qytetarëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:45, 21 dhjetor, 2023

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), në 24 orët e fundit janë pranuar gjithsej 1.772 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, prej të cilave 42,16 për qind ishin për nevojat e qytetarëve.
Në pajtim me natyrën e përgjithshme të ngjarjeve për të cilat janë paraqitur qytetarët, në Polici ka pasur 60,90 për qind thirrje, në Ndihmën e shpejtë mjekësore 29,70, tek zjarrfikësit 5,25 për qind, ndërsa në LAMM 0,38 për qind të thirrjeve. ab/
Foto: МIА Arkivi