• e premte, 19 korrik 2024

QMK: Janë aktive 13 zjarre, në 24 orët e kaluara kishte 24 zjarre në ambiente të hapura

QMK: Janë aktive 13 zjarre, në 24 orët e kaluara kishte 24 zjarre në ambiente të hapura

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) këtë mëngjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur 24 zjarre në ambient të hapur, si dhe se 13 prej tyre janë ende aktive, ndërsa shuhen edhe nga toka edhe nga ajri me të gjitha fluturaket që janë për momentin në dispozicion dhe nga vendet tjera.

Nga atje theksuan se është aktiv zjarri në fshatin Kalanjovë të Negotinës, ku digjet pyll me bimësi të ulët dhe shkurre.

Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova, siç informojnë nga QMK-ja sot në ora 12:00 do t'i vizitojë pjesëtarët e Armatës që marrin pjesë në shuarjen e zjarrit të madh pyjor në malin Serta afër fshatit Kalanjevë të Negotinës.

Gjithashtu, zjarr aktiv ka edhe në komunën Gjevgjeli, më saktë mes fshatrave Negorci dhe Kovanec, ku digjet pyll i përzier, afër fshatit Shturovë në Komunën e Radovishit digjet pyll me bimësi të ulët, në Komunën e Çashkës, më saktë tek fshatrat Jabollçishtë dhe Drenovë digjet bimësi me kërcell të lartë, ndërsa në Komunën Rosoman tek fshatrat Sirkovë dhe Podlest digjet pyll me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët.

"Në Komunën e Studeniçanit në vendin Begovo Pole digjet bimësi e ulët dhe pylli, në Komunën e Zelenikovës afër fshatit Vrazale digjet bimësi e ulët dhe pylli, në Komunën e Shtipit në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë në vendin Haxhi Rexhepi digjen bimësi e ulët dhe shkurre, në Komunën e Çashkës afër fshatit Gabrovnik është bartur zjarri nga fshati Slepçe ku digjet pyll i përzier dhe bimësi e ulët dhe në Komunën e Dollnenit, konkretisht në afërsi të fshatrave Slepçe dhe Gostirazhni, digjet bimësi e ulët dhe pyll me dushk", njoftoi mëngjesin e sotëm QMK.

Zjarret janë aktive edhe në Komunën e Novosellës mbi fshatin Badilen, ku digjet një pyll me dushk dhe një pyll me pisha, në Komunën e Konçes afër fshatrave Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm, digjet një pyll me kërcell të ulët, si dhe në Komunën e Dellçevës ende digjet deponia komunale.

QMJ-ja njofton se janë shuar 11 zjarre në ambiente të jashtme në komunat Manastir, Krushevë, Aerodrom, Haraçinovë, Zelenikovë, Kavadar, Rosoman, Shtip, Probishtip, Tetovë dhe në Gostivar. mb/

Foto. QMK


 
 
 

 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR