• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK inspektoi gjendjen e 14 urave në të gjithë vendin, shumica e të cilave janë të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve

QMK inspektoi gjendjen e 14 urave në të gjithë vendin, shumica e të cilave janë të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Në vend ka ura që janë në gjendje të keqe dhe që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, informoi drejtori i QMK-së Stojançe Angelov, në konferencën e sotme me temë “Gjendja e urave”.

"Ne vizitojmë dhe ekzaminojmë urat vetëm nëse ka dëmtime të dukshme për të cilat nuk keni nevojë të jeni ekspert. Nëse ka të çara në shtylla, nëse ka një shtyllë të rënë, nuk duhet të jesh ekspert për të ditur se ajo urë nuk është më e qëndrueshme dhe ndoshta nuk është aspak e qëndrueshme", shpjegoi Angelov në fillim të konferencës.

Ai theksoi se po bëhen përpjekje për rehabilitimin e plotë të urës në fshatin Bashino. Ndërsa tek ura e fshatit Lance është kërcënuar qëndrueshmëria e urës.

"Në fshatin Lance konstatuam se kryetari i komunës është mjaft i pafuqishëm, sepse është një urë e ndërtuar pesëdhjetë vjet më parë, këtu në njërën nga shtyllat duket një çarje vertikale, që besoj se reflekton në qëndrueshmërinë e urës, përmes kësaj ure kalojnë një numër i madh i qytetarëve, kryejnë punë bujqësore, mbyllja do të shkaktonte problem të madh, por siç është, nuk jam i sigurt se sa është e sigurt", tha Angelov.

QMK-ja ka vizituar edhe urën në lumin Pçinjë, e cila është konstatuar se është në gjendje jashtëzakonisht të keqe.

"Kemi hyrë në komunikim me kryetarin e komunës së Kumanovës, ai menjëherë ka angazhuar ekspertë dhe ka njoftuar MPB-në. Ai punësoi një ekspert nga Instituti për Ndërtesat Sizmike dhe Ndryshimet Klimatike. Ura duhet të riparohet ose prishet dhe të ndërtohet një e re është mendimi i Institutit. Përderisa nuk merren masa për rehabilitim, ura është e rrezikshme dhe duhet të ndalohet për përdorim", sqaroi Angelov.

Ai shtoi se alarmante ka qenë edhe gjendja e urës në afërsi të fshatit Sekirnik pranë lumit Strumicë.

Në afërsi të Kriva Rekës janë vizituar edhe tri ura, të cilat sipas tij janë të vogla, por me rëndësi jetike.

"Është një urë e improvizuar, këto janë ura të egra, nuk janë ndërtuar me leje ndërtimi, qytetarët i kanë ndërtuar vetë dhe të tria janë të pasigurta", sqaroi Angelov.

Angelov gjithashtu informoi se ura në Vizbeg është në gjendje shumë të keqe dhe i ka dërguar apel Qytetit të Shkupit për vendosjen e një gardhi të improvizuar.

Ai bëri të ditur se janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë për çdo dëmtim apo jostabilitet të ndonjë ure. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR