• e enjte, 04 dhjetor 2025

QMK: Gjithsej 17 zjarre në ambiente të hapura, dy janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 11 janë shuar

QMK: Gjithsej 17 zjarre në ambiente të hapura, dy janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 11 janë shuar

 Shkup, 3 shtator 2025 (MIA) - Në territorin e shtetit në përfundim me orën 8:30, ka gjithsej 17 zjarre në hapësirë ​​të hapur, nga të cilat dy janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 11 janë shuar. Zjarret janë aktive në Komunën e Dollnenit pranë fshatrave Ropotovë dhe Rillovë, ku digjet një pyll i përzier, dhe në Komunën e Likovës pranë fshatit Nikushtak, ku digjet një pyll i degraduar me vegjetacion i ulët, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nën kontroll janë vënë zjarret në fshatrat Dolgaec dhe Strovija në Komunën e Dollnenit, ku digjet vegjetacion i ulët, në Deponinë Vardarishte në Komunën e Gazi Babës, ku digjen mbeturina, në Malin Kozuf në Komunën e Gjevgjelisë, ku ka zjarr nëntokësor dhe në Zonën Shumëqëllimore Jasen në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjet pyll i përzier.

Janë shuar zjarret në Komunën e Kërçovës, fshatin Cer (vegjetacion i ulët i degraduar), Komunën Makedonski Brodit, fshatrat Popovjan dhe Arangel (kashtë e djegur), Komunën Ilinden, fshatin Kadinë (vegjetacion i ulët dhe kashtë), në Komunën e Gostivarit, fshatin Debresh (vegjetacion i ulët i degraduar), në Komunën e Gostivarit, fshatin Çegran (vegjetacion i ulët  i degraduar), në Komunën Krivogashtan, fshatin Slavej (vegjetacion i ulët  i degraduar), në Komunën e Prilepit, në fshatin Lagovë (vegjetacion i ulët  i degraduar), në Komunën e Demir Hisarit, në fshatin Kutretinë (deponi e djegur), në Komunën e Kumanovës, në fshatin Ropalcë (kashtë e djegur), në Komunën e Kumanovës përgjatë autostradës drejt VK Tabanoc (vegjetacion i ulët i degraduar) dhe në Komunën Nagoriçan i Vjetër: Etno Fshati (mbeturina të djegura).

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR