• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura, shtatë aktive

QMK: Gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura, shtatë aktive

 Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Deri në orën 13 në territorin e shtetit ka gjithsej 11 zjarre në ambient të hapur, tani janë aktive shtatë, informojnë pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Janë aktive zjarret në komunat komunat e Makedonsi Brodit, Strugës, Dollnenit, Prilepit, Bogovinës, si dhe dy në Studeniçan.  Në "Jasen" gigjet pyll i përzier.  Në zonën e fshatit Podgorc digjet pyll me drunj të ulët. Vegjetacion i ulët digjet në atarin e fshatit Llazhan. Një pyll ahu është djegur në zonën e fshatit Belovodicë, në vendin e quajtur "Livada" dhe në fshatin Lenjishtë. Në fshatin Olovjan po digjet vegjetacion i ulët. Në zjarrin në territorin e fshatit Batincë, është përfshirë  vegjetacion i ulët dhe mbeturina. Zjarri i fundit aktiv është në zonën e fshatit Koliçan i Epërm, në majën malore Kitkë, ku është djegur një pyll i përzier.

Zjarret e shuara kanë qenë në komunat Mavrovë - Rostushë, Gjorçe Petrov, Strgë dhe Likovë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR