• e martë, 24 dhjetor 2024

QMK: Gjithsej 1.775 thirrje në 112, zonë mbrojtëse dhe zonë nën mbikëqyrje në zonën e Delçevës pas konfirmimit të "Murtajës afrikane"

QMK: Gjithsej 1.775 thirrje në 112, zonë mbrojtëse dhe zonë nën mbikëqyrje në zonën e Delçevës pas konfirmimit të

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas raportit të fundit, në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1775 thirrje, prej të cilave 41.12 për qind janë ishin për raste urgjente.

Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat kanë telefonuar qytetarët, shpërndarja e thirrjeve për raste urgjente ka qenë si më poshtë: 63.44 për qind e thirrjeve janë bërë në Polici, 34.04 për qind në ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa 1,26 për qind te Zjarrfikësit. Thirrje për raste urgjente që janë për zgjidhje të kombinuar, në Qendrën e Menaxhimit të Krizave kishte 1,26 për qind nga thirrjet të cilat janë pranuar dhe përpunuar nga operativët në kujdestari në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin e operacioneve dhe koordinimit në QMK.

QMK informoi se dy qendra rajonale kanë raportime për sëmundje infektive te kafshët (epizoti) në territorin e shtetit, konkretisht për sëmundjen aktuale “Murtaja afrikane”, ndërsa një qendër rajonale raporton për rrezikun ende të pranishëm për qëndrueshmërinë e një ure në një vendbanim. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR