• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Gjithsej 1.656 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit, 16 zjarre në qiell të hapur

QMK: Gjithsej 1.656 thirrje në numrin 112 në 24 orët e fundit, 16 zjarre në qiell të hapur

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.656 thirrje në numrin 112 gjatë 24 orëve të fundit dhe 16 zjarre në qiell të hapur. Ende është aktiv zjarri në ndërtesën në Çair të Shkupit. 

Siç njofton QMK-ja, nga 1.656, thirrje "reale" kanë qenë 58,76 për qind, ndërsa 41,24 për qind kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente.

"Policisë i janë drejtuar 60,65 për qind, Ndihmës së shpejtë 27,21 për qind, ndërsa zjarrfikësve 9,18 për qind nga thirrjet reale  në numrin 112 në QMK", thuhet në kumtesë. 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 zjarre në qiell të hapur në territorin e vendit, ku është djegur kashtë, mbeturina, goma, bari i thatë, bimësi me kërcell të ulët dhe pyje. Të gjitha zjarret, siç thuhet, janë shuar, ndërsa paralelisht zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin në disa vendbanime, fshatra dhe qytete. 

Zjarrfikësit në Shkup gjatë 24 orëve të fundit kanë shuar shumë zjarre në ambiente të hapura. Dje, nga ora 14:10 deri në orën 16:10, dy zjarrfikës me një automjet kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit që ka përfshirë kashtë dhe pyje në një sipërfaqe prej 20.000 metra katrorë në fshatin Kuçkovë, Komunë e Gjorçe Petrovit. 

Tre zjarrfikës nga Brigada territoriale kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit dje nga ora 15:10 deri në orën 18:10, me një automjet kanë intervenuar në shuarjen e një deponie të djegur me sipërfaqe 10.000 metra katrorë në fshatin Koliçan i Poshtëm, Komunë e Studeniçanit. 

Gjatë periudhës nga ora 17:10 deri në orën 18:15, dy zjarrfikës me një automjet kanë shuar deponinë e djegur në një sipërfaqe prej 500 metra katrorë në fshatin Jurumleri të Komunës së Gazi Babës.

NJTZ Tetovë dje nga ora 17:00 deri në orën 18:00 ka intervenuar në djegien e bimësisë së ulët dhe pyllit pranë vendit Banjiçe. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR