• e hënë, 26 gusht 2024

QMK: Gjatë 24 orëve të fundit - 42 zjarre në ambiente të hapura, 11 aktive

QMK: Gjatë 24 orëve të  fundit  - 42 zjarre në ambiente të hapura, 11 aktive

 Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Dyzet e dy zjarre ka evidentuar Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) gjatë  24 orëve të fundit.

Siç njoftuan nga QMK, nga numri i përgjithshëm i zjarreve të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, 11 janë aktive, ndërsa gjashtë janë nën kontroll. 

 Sipas njoftimit, nga dy vatra zjarri janë aktive në komunën Dollnen dhe Probishtip. Një zjarr aktiv ka në komunat Dibër, Mavrovë - Rostushë, Makedonski Brod, Pllasnicë, Çashkë. Dy zjarret e fundit janë në territorin e dy komunave - njëra në Ohër dhe Resnjë dhe tjetra në Demir Hisar dhe Kërçovë.

 Zjarret janë nën kontroll në komunat Kërçovë, Novaci, Makedonski Brod, Demir Hisar, Dellçevë, Çashkë.

Në numrin e vetëm për raste urgjente - 112 janë regjistruar 2342 thirrje, ndërsa 53.80 për qind e tyre janë kategorizuar si "reale". 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR