QMK: Dy zjarre aktive - nga një në komunat e Kërçovës dhe Gostivarit
- Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se nga shtatë zjarret e djeshme aktive, pas angazhimit në mëngjes për lokalizimin dhe shuarjen e tyre, në terren ka edhe dy zjarre aktive.
- Post By Besnik Shuki
- 12:09, 3 prill, 2024

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se nga shtatë zjarret e djeshme aktive, pas angazhimit në mëngjes për lokalizimin dhe shuarjen e tyre, në terren ka edhe dy zjarre aktive.
"Konretisht, ato janë në komunën e Kërçovës - te fshati Novosellë, ku ende po digjet pyll dhe në komunën e Gostivarit - tek fshtrat Debreshi, Mitrekërsti dhe Tërnova", thuhet në kumtesën e QMK-së. bsh/
Foto: MIA arkiv