• e diel, 07 korrik 2024

QMK: Dje janë shuar 19 zjarre në ambient të hapur, nuk ka zjarre aktive

QMK: Dje janë shuar 19 zjarre në ambient të hapur, nuk ka zjarre aktive

 Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se dje ka pasur 19 zjarre në ambient të hapur dhe të gjitha janë shuar. Që nga dita e djeshme nuk ka zjarre aktive në shtet.

 "Janë shuar zjarre në Komunën Çuçer Sandevë, Bllacë të Epërme, është djegur pyll me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët, në fshatin Jabollc të Sopishtës, rruga nga  Vasileva në drejtim të Piperevës, Sushevës në Shtip, Podareshit drejt Oravicës në Radovish, në afërsi  të kishës Mirjanina në Shtip, në Negotinë, në Terancë, Ularc, Pozharan, Bervenicë, afër pikëpagesës Gostivar - Tetovë, rruga "Bistrica" ​​në Ohër, vendbanimi Prevalec në Veles, Radiovc në Bogovinë, Aldanc në Krushevë dhe dy zjarre në Saramzalinë dhe Qoseler në Lozovë", bënë të ditur nga QMK.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR