• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Dje janë shuar 18 zjarre, ndërsa një është lokalizuar

QMK: Dje janë shuar 18 zjarre, ndërsa një është lokalizuar

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informon se dje në territorin e shtetit ka pasur gjithsej 19 zjarre, prej të cilave 18 janë shuar, ndërsa një është lokalizuar.

Nga zjarret të cilat janë shuar, katër ishin në fshatrat e Kumanovës, Romanovcë, Sllupçan, Pçinja dhe Ljubodrag, ndërsa dy në fshatrat Debresht dhe Koshinë në Komunën e Dollnenit.

Siç njoftoi QMK, gjatë ditës së djeshme janë shuar zjarre edhe në fshatin Radushë në Komunën e Sarajit, në rr. "Skupi" në Komunën e Karposhit, në park pyllin Gazi Babë në Komunën e Gazi Babës, në fshatin Trap në Komunën e Manastirit, në fshatin Mogiola në Komunën Mogillë, në fshatin "D.Bella Cërkva" në Komunën Resnjë, në fshatin Oraovicë në Komunën Radovish, në vendin "Ovçka Reka" në Komunën e kavadarit, në fshatin Rosoman në Komunën Rosoman,l në fshatin Zhelinë në Komunën e Zhelinës, në fshatin "Kërlanski Most në komunën e VInicës, si dhe në fshatin Berikovë në Komunën e Kërçovës.

Qendra për menaxhim me kriza informon se është lokalizuar zjarri në fshatrat Sokolarci dhe Zhiganci në Komunën Çeshinovë - Obleshevë. Ekipet zjarrfikëse, aeroplanët "ertraktor" të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe helikopterë policorë të MPB-së mbrëmë vonë pasdite arritën ta vënë nën kontroll zjarrin afër fshatit Sokolarci në Komunën Çeshinovë - Obleshevë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR