• e premte, 22 nëntor 2024

QMK: Dhjetë zjarre në qiell të hapur, 1 789 thirrje në 112 gjatë 24 orëve të kaluara

QMK: Dhjetë zjarre në qiell të hapur, 1 789 thirrje në 112 gjatë 24 orëve të kaluara

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 zjarre në qiell të hapur në territorin e gjithë shtetit. Tre zjarrfikës nga Brigada Territoriale Zjarrfikëse në Qytetin e Shkupit dje, prej orës 12:30 deri në orën 6:05, me një automjet shuanin zjarr në qiell të hapur në atarin e fshatit Brezë të Shkupit. Denoncimi ishte nga një person zyrtar nga EVN Maqedoni. Për zjarrin ishin njoftuar BTZ e Qytetit të Shkupit, Komuna Çuçer Sandevë dhe NP “Pyjet kombëtare”. 

Siç informon Qendra me Menaxhim me Kriza (QMK), zjarrfikësit e Shkupit dje, prej orës 15:45 deri në orën 16:35, kanë shuar mbeturina të djegura dhe goma në lagjen Lisiçe e Poshtme drejt fshatit Jurumleri. 

Dy zjarrfikës nga NJTZ Manastir dje shuanin kashtë të djegur, vegjetacion të ulët dhe mbeturina stalle nga bagëtitë dhe gjatë 24 orëve të kaluara kishte edhe dy intervenime më të vogla në qytet dhe rrethinë. 

NJTZ Strumicë mbrëmë, prej orës 18:30 deri në orën 20:15, ka shuar masë të fuqishme të djegur dhe drunj rreth Ujëvarave të Gabrovës (Komuna e Strumicës), ndërsa NJTZ Gjevgjeli prej orës 18:00 deri në orën 20:00 ka shuar manaferra dhe kallamishte të djegura në vendin “Açiku” në fshatin Nikoliq, Komuna Dojran.

Dy zjarrfikës nga NJTZ Koçan dje ka shuar kashtën e djegur në atarin e fshatrave Çeshinovë dhe Obleshevë (Komuna e Çeshinovës së Obleshevës) me zjarrfikës, ndërsa dje kanë intervenuar me automjet dhe mekanizim për të mbuluar deponinë e djegur në afërsi të Koçanit.

NJTZ Vinicë gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur dy intervenime më të vogla në fusha të djegura. 

QMK informon se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 1 789 thirrje në numrin e vetëm të thirrjes për raste urgjente 112. Prej tyre thirrje “reale” ishin 62,33 për qind, ndërsa 37,67 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Drejtë policisë ishin dërguar 71,25 për qind, drejt ndihmës mjekësore urgjente 21,25, ndërsa drejt zjarrfikësve 4,06 për qind nga thirrjet reale drejt 112 në QMK. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR